75 Mall Live Search
08:10 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Pentagoni autorizon 1 miliard dollarë për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë

Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliard dollarëve për inxhinierët e ushtrisë që të ndërtojnë mure të reja përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Fondet e ndara janë të parat pas shpalljes së emergjencës kombëtare nga presidenti Donald Trump për të anashkaluar Kongresin dhe për të ndërtuar murin që ai e premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Demokratët kanë protestuar kundër këtij vendimi.

Fondet do të përdoren për të ndërtuar murin të gjatë rreth 57 milje (91km).

Presidenti Trump e ka quajtur situatën në kufirin jugor një “krizë” dhe këmbëngul se një pengesë fizike është e nevojshme për të ndaluar kriminelët që kalojnë në SHBA. Kritikët e tij thonë se ai ka prodhuar emergjencën e kufirit.

Një deklaratë e Pentagonit tha se Sekretari i Mbrojtjes i SHB-së, Patrick Shanahan, kishte “autorizuar komandantin e Korpusit të Inxhinierëve të SHBA-së për të filluar planifikimin dhe ekzekutimin deri në 1 miliard dollarë në mbështetje të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Doganave dhe Patrullës Kufitare”.