75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pentagoni jep detaje të operacionit për likuidimin e Al-Baghdadit

Gjenerali Kenneth Frank Mckenzie, kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, i cili mbikëqyri sulmin e SHBA-së mbi liderin e Shtetit Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi, dha raportin më të hollësishëm të operacionit deri më sot dhe tha se SHBA-ja ishte e përgatitur për sulme të mundshme hakmarrëse nga ekstremistët.

Mckenzie tha se eshtrat e Al-Baghdadit (u varrosën) u hodhen në det 24 orë pas vdekjes së tij në një tunel nëntokësor në të cilin kishte ikure nga forcat speciale amerikane.

Pentagoni lëshoi dje fotot dhe videot e para të Qeverisë së operacionit të natës, duke përfshirë një që përshkruan komandot Delta Force që afroheshin në muret e kompleksit ku u gjet Al-Baghdadi dhe të tjerët.

Videoja e dytë tregon sulmet ajrore amerikane ndaj ekstremistëve të tjerë që qëllonin ndaj helikopterëve që transportonin ushtarë në atë kompleks.

Shtetet e Bashkuara bombarduan objektin pasi ushtarët përfunduan misionin në mënyrë që të mos bëhej një faltore për Al-Baghdadin.

Ai deklaroi se dy fëmijë u vranë së bashku me Al-Baghdadi kur aktivizoi një bombë në jelek dhe besohet se ata ishin më pak se 12-vjeç. Nga objekti u shoqëruan 11 fëmijë, të cilët ishin të padëmtuar. Mackenzie tha se katër gra dhe dy burra të cilët gjithashtu kishin jelekë me bomba u vranë dhe nuk pranuan të dorëzoheshin.

Gjenerali amerikan tha se qeni ushtarak i përfshirë në operacion u plagos. Ai është një veteran katër vjeçar i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së dhe ka marrë pjesë në 50 misione të ndryshme.

“Qeni u plagos kur erdhi në kontakt me kabllot elektrike “të gjalla” në tunel pasi Al-Baghdadi shpërtheu bombën, por tashmë është kthyer në detyrë”, tha Mckenzie.

Qeni i quajtur Conan, do të niset për në Lindjen e Mesme dhe do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë javën tjetër, shkroi presidenti Donald Trump në një llogari në Twitter.

Al-Baghdadi u identifikua duke krahasuar ADN-në e tij me një mostër të mbledhur nga forcat amerikane në Irak në 2004, kur u arrestua.