18:16 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Pentagoni njofton për humbjen e një ushtari amerikan në Kosovë (Foto)

Një ushtar amerikan ka vdekur të enjten në Kampin Bondsteel në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Mbrojtjes.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se i vdekuri është Rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Conrad A. Robinson, 36 vjeç, raporton Indeksonline.

Sgt. Conrad A. Robinson, ishte nga Los Anxheles, California, i cili vdiq më 24 maj në kampin Bondsteel, Kosovë, nga një incident jo-luftarak.

njoftohet se incidenti është nën hetim.

Robinson u caktua në Batalionin Mjekësor të 261-të, Brigadën 44 Mjekësore, Fort Bragg, Karolinën e Veriut. /Indeksonline/