23:53 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Penzionohet hotelieri me përvojen më të gjatë në Llap, Bahri Hoti

Sot është penzionuar hotelieri me përvojen më të gjatë në Llap, Bahri Hoti.

Ikona e Llapit, apo siç njihet ndryshe në Podujevë si Bahri Legenda, sot ka mbushur 65 vite jetë.

Bahriu punën e tij e filloi qysh në moshë të re, përkrahë babait të tij.

Me plotë dëshirë e vullnet, ai nisi punën me të mbushur 15 vjet (viti 1970), në Çajtoren e parë private në Llap, e njohur si “Kafja e Sabitit”.

Bahriu, edhe pas plotë 50 viteve vazhdon të jetë i angazhuar, me qëllim që të ruajë traditën e çajit në Llap.

Dëshira për mikëpritjen e mysafirëve e bën atë përherë të veçantë. Ta gëzosh pensionimin! /Indeksonline/