75 Mall Live Search
21:41 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Penzionohet legjenda e lëndimeve, Abou Diaby


Në moshën 32 vjeçare i ka thënë lamtumirë futbollit profesionist, Abou Diaby.

Francezi i lindur në Paris, vitet më të mira të karrierës së tij i kaloi në Arsenal, ku luajti nga viti 2006 deri më 2015.

Por gjatë jetës së tij me futbollin, asnjëherë nuk ka qenë rehat nga lëndimet dhe kohëve të fundit më tepër ka qëndruar jashtë fushave.

Diaby ka qenë edhe reprezentues i Francës me të cilën ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. /Indeksonline/