“People” zgjedh mashkullin më seksi në botë

Aktori i njohur amerikan, John Krasinski, është zgjedhur si “Mashkulli më seksi në botë për vitin 2024”.
Përzgjedhja është bërë nga magazina e famshme e shoubizit, “People magazine”, shkruan IndeksOnline.
Krasinski tha se u shokua nga ky njoftim dhe se menjëherë njoftoi gruan e tij, Emily Blunt.
Duke bërë shaka me përzgjedhjen, ai thotë se vëllezërit e tij kurrë nuk do ta kuptojnë se si ka ndodhur kjo gjë.
Krasinski, i njohur për rolin e tij në serialin “The Office” dhe filmin “A Quiet Place” tha se një gjë e tillë e bën të ndjehet mirë dhe të vlerësuar.
E bashkëshortja e tij, Emily, nuk e ka besuar këtë gjë fare, duke qeshur me të madhe kur Krasinski i dha njoftimin./IndeksOnline/
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(749x0:751x2):format(webp)/John-Krasinski-PEOPLE-SMA-2024-cover-1-3264a9bdf4224c7f91fd5ae03ff0ec26.jpg)
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(999x0:1001x2):format(webp)/John-Krasinski-PEOPLE-SMA-2024-6-c4b11ad21a9d4bc98dc429631d0e18e1.jpg)