75 Mall Live Search
14:26 / E Premte, 23 Maj 2025 / G T

Pep Guardiola ia mbyll derën Walkerit: Shanse s’ka të luajë më me ne!

Pep Guardiola është paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes së fundit në këtë sezon në Premier League.

Guardiola u pyet nga gazetarët në lidhje me mbrojtësin anglez, Kyle Walker, shkruan Indeksonline

Walker do të rikthehet në Manchester City nga Milani dhe pastaj do të hulumtojë për klubin e ri. Kjo pasi Pepi sot ia mbylli derën përfundimisht.

“A do të rikthehet dhe të luajë me ne në Kupën e Botës për Klube? Shanse s’ka”, u përgjigj Pep Guardiola

Walker me Manchester Cityn ka kontratë deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij është sa ma larg skuadrës nga Mançesteri./Indeksonline/