17:32 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pep Guardiola ka një mesazh për Unai Emery, pas shkarkimit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur rreth vendimit të Arsenalit për ta shkarkuar trajnerin e deri tanishëm Unai Emery.

Guardiola ka thënë që ky është një lajm i keq, duke e shprehur kështu simpatinë e tij për Emery.

“Sa herë që shkarkohet një menaxher nuk është një lajm i mirë, sinqerisht. Por kjo nuk e ndryshon mendimin tim për aftësinë e tij. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, ai bëri jashtëzakonisht mirë në Spanjë”./Indeksonline/.