Pep Guardiola në telashe para ndeshjes ndaj Spursave, një tjetër mesfushor lëndohet!

Skuadra e Manchester Cityt gjatë këtij vikendi do të luajë ndaj Tottenham Hotspurave, e vlefshme për Premier League.
Trajneri, Pep Guardiola ka marrë një lajm jo të mirë para ndeshjes, shkruan Indeksonline
Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Matteo Kovaçiq do të mungojë në këtë takim për shkak të një lëndimi.
Kovaçiq është lënduar derisa ishte me Kombëtaren e Kroacisë në ndeshjet e UEFA Nations League dhe kështu pritet të mungojë plotë 4 javë.
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspurit zhvillohet nesër nga ora 18:30./Indeksonline/
🚨⚠️ Mateo Kovacić has suffered an injury and will be out for 3/4 weeks, Pep Guardiola confirms. pic.twitter.com/yN9qCSwQ37
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 22, 2024