Pep Guardiola: Nëse Haalandi nuk është në dispozicion, John Stones mund të luajë si sulmues!

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Sparta Pragës në UEFA Champions League.
Pas ndeshjes, Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media dhe mori në pyetje interesante nga gazetarët në lidhje me mbrojtësin, John Stones, shkruan Indeksonline
Trajneri spanjoll kohët e fundit, lojtarin anglez është duke e përdorur si mesfushor në vend të Rodrit, kurse mbrëmë e pati në qendër të mbrojtjes dhe arriti të shënonte gol.
“Nëse Erling Haaland nuk është në dispozicion, John Stones mund të luaj si sulmues.
“Gerard Pique te Barcelona ishte një nuhatje për golin, njëjtë edhe John Stones. Ai ka shënuar tashmë shumë gola. Ai është rikthyer dhe unë jam shumë i lumtur për këtë”, u shpreh Pep Guardiola
/Indeksonline/
😅🇪🇸 Pep Guardiola: “When Erling is not available, John Stones can play as a striker!”
— EuroFoot (@eurofootcom) October 24, 2024
“Gerard Pique in Barça, he had an incredible sense of goal and John is the same. He’s already scored a few goals. He’s back and I’m happy for him.” (TNT) pic.twitter.com/c3qPmWafFD