Pep Guardiola përlotet për Kevin De Bruynen

Trajneri Pep Guardiola është emocionuar në ndeshjen e fundit të Kevin De Bruyne në “Etihad” si lojtar i Manchester Cityt.
Pas ndeshjes mbrëmë ndaj Bournemouthit, klubi organizoi një event lamtumirës për mesfushorin belg, shkruan Indeksonline
Kamerat kapen momentin kur trajneri spanjoll, Pep Guardiola, filloi të qante, derisa në ekran shfaqej një mesazh për De Bruynen.
Kevin ishte lojtari kryesor në suksesin e Pepit me Manchester Cityn, këtë e konfirmoi edhe trajneri ditë më parë, kur bëri krahasimin e tij me Lionel Messin.
De Bruyne e ka edhe një ndeshje me Cityn, atë kundër Fulhamit dhe më pas largohet me para-metra zero./Indeksonline/
Pep Guardiola crying at KDB’s farewell I’m hurt pic.twitter.com/DVxLLAy8za
— ⚡️🇧🇼 (@Priceless_MCI) May 20, 2025