75 Mall Live Search
14:26 / E Diele, 23 Qershor 2024 / Gj. Sh

Pep Guardiola po i kalon pushimet në bregdetin ballkanas

Pasi fitoi titullin e katërt radhazi me Manchester Cityn, Pep Guardioal ka nisur pushimet para fillimit të sezonit të ri.

Tekniku spanjoll ka vendosur që këtë vit të pushojë në bregdetin ballkanas, shkruan IndeksOnline.

Ai së bashku me familjen e tij po qëndron në Dubrovnik të Kroacisë.

Kjo nuk është hera e parë që Guardiola viziton Kroacinë për pushime.

Sipas mediave kroate, Pep 12 vjet më parë ishte në Çilipe me avion privat dhe bëri një xhiro nëpër ishuj dhe erdhi në Dubrovnik me bindjen e një miku të tij./IndeksOnline.