75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 07 Qershor 2024 / G T

Pep Guardiola tifoz i Bostonit, ishte i pranishëm në finalen e parë të play-offit

Skuadra e Boston Celtisc ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në NBA ndaj Dallas Mavericksit me rezultatin 107-89.

Në tribuna ishte edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola së bashku me gruan e tij Cristina Serra, shkruan Indeksonline

Guardiola është duke qëndruar në Boston që disa ditë, madje edhe dje ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Celtics para ndeshjes së parë finale të play-offit.

Edhe pse basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Luka Donçiq me 30 pikë, dhjetë kërcime dhe një asist – skuadra e tij u mposht në fund.

Për Celticsin më i miri në fushë ishte amerikani, Brown me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet më 10 qershor./Indeksonline/