75 Mall Live Search
20:02 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / G T

Pep Guardiola tregon pse e bëri gjestin me gishtërinjë: Këtë s’e prisja nga tifozët e Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ia shkaktoi një tjetër humbje Manchester Cityt të Pep Guardiolas, duke e mposhtur kështu në “Anfield” me shifrat 2:0.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola ia drejtoi gjashtë gishta tifozëve të “The Reds”, shkruan Indeksonline

Pas takimit, Guardiola tregoi arsyen pse çoi gishtat duke treguar se ka fituar gjashtë tituj me Manchester Cityn në Premier League.

“Në të gjitha stadiumet këndohet për dështimet e mia. Por, këtë s’e prita nga tifozët e Liverpoolit në Anfield”, tha Pep Guardiola

Manchester City pas kësaj humbje tani mbetët 11 pikë mbrapa Liverpoolit./Indeksonline/