Pep Guardiola tregon të ardhmen e Julian Alvarezit: Mezi pres ta përqafoj!

Julian Alvarez është një prej emrave më të përfolur gjatë merkatos së verës.
Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës është ende në mëndyshje a të qëndroj në Manchester City apo të gjejë skuadër të re, shkruan Indeksonline
Dhe tashmë është Atletico Madrid që po e kërkon me cdo kusht sulmuesin argjentinas.
Por, Pep Guardiola duket se e bëri të ditur në një deklaratë të ardhmen e Alvarezit.
“Në Atletico? Nuk kam asgjë për të thënë. Ai është lojtari ynë dhe do të kthehet së shpejti”.
“Do ta përqafoj, do ta përgëzoj dhe menjëherë do t’i fillojë stërvitjet së bashku. Unë mbështetem te ai, ai është i yni”, u shpreh Pep Guardiola pas miqësores ndaj Chelseat./Indeksonline/
🚨🇦🇷 Pep Guardiola on Julian Alvarez: "Atlético? I've nothing to say. He's our player, he's coming back soon".
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 4, 2024
"I'll hug him and congratulate him, and we start to work together. He is our player. I count on him". pic.twitter.com/idjKkwKrQC