22:10 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Pep Guardiola vendos të largohet nga Manchester City

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka vendosur të largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ardhshëm.

Daily Mail raporton se spanjolli nuk do të vazhdoj më kontratën me klubin nga Mançesteri i Anglisë, shkruan Indeksonline

Pep ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe duket se nuk do të vazhdoj me skuadrën nga “Etihad” edhe pse ata dëshirojnë ta mbajnë gjatë teknikun 53-vjeçar.

Guardiola i fitoi pothuajse të gjitha titujt me Manchester Cityn, andaj është i hapur për një aventurë të re pas viti 2025.

Kujtojmë që me klubin anglez, Pep fitoi gjashtë Premier League dhe një UEFA Champions League./Indeksonline/