75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / G T

Pep-i mbetet pa trofe, Crystal Palace shkruan histori duke mposhtur Manchester Cityn në finalen e FA Cup

Skuadra e Crystal Palaces ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Cityt në finalen e madhe të FA Cup.

Ishte Eberechi Eze që shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 16’të, shkruan Indeksonline

Ekipi i Pep Guardiolas e kishte mundësinë të shënonte golin e barazimit në pjesën e parë, por sulmuesi Omar Marmoush gaboi nga penalltia.

Ky është trofeu i parë në histori të Crystal Palaces pas shumë vitesh.

Kujtojmë që këtë sezon, Pep Guardiola dhe skuadra e tij nuk kanë fituar asnjë trofe./Indeksonline/