75 Mall Live Search
23:34 / E Hënë, 19 Maj 2025 / L A

Pepe Reina njofton tërheqjen nga futbolli në dokumentarin e tij

Portieri spanjoll, Pepe Reina ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Ai do t’i japë fund karrierës së tij në moshën vjeçare, ku padyshim që do të kujtohet për performancat e tij ndër vite.

Këtë gjë Reina e konfirmoi ekskluzivisht në një intervistë për “Movistar”, duke thënë se ka ardhur momenti.

Reina, kishte qenë pjesë e skuadrave si Barcelona, Villarreal, Liverpool, Napoli, Bayern Munich, Milan, Aston Villa, Lazio dhe së fundi te Como.

Ai ka pasur sukses edhe me Kombëtaren e Spanjës, ku i cili ka fituar dy herë Evropianin, në vitet 2008 dhe 2012 si dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 2010./IndeksOnline/