75 Mall Live Search
10:48 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

Pepe Reina rikthehet në Serie A, befason me klubin e ri

Pepe Reina rikthehet në Serie A. Portieri i njohur spanjoll, i cili në fundin e gushtit mbush 42 vjeç, do të jetë pjesë e Comos sezonin e ardhshëm.

Klubi që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit italian pas 21 vitesh, ka rënë dakord me Reinan, i cili do të firmosë për një vit.

Como do të jetë klubi i katërt italian për ish-portierin e kombëtares spanjolle pas Napolit, Milanit dhe Lazios.

Ndërkohë që “gardiani” ka luajtur edhe me klube të mëdha si Barcelona, Liverpool dhe Bayern Munich.

Dy sezonet e fundit i kaloi në La Liga te Villareali. 36 herë e veshi Reina fanellën e kombëtares së Spanjës.

Me skuadrën La Roja fitoi Botërorin (2010) dhe dy herë Europianin. Në vitet 2008 dhe 2012.

Tashmë rikthehet në Itali për të ndihmuar Comon e mikut Fabregas me eksperiencën dhe përvojën e madhe që ka.