Pepe sot mbushi 41 vite jetë, në futboll vazhdon të jetë si “raketë”

Pepe ka mbushur 41 vite jetë. Mbrojtësi vazhdon në një nivel të lartë pavarësisht viteve që kalojnë mbi supet e tij.
Kundër Arsenalit ai u bë futbollisti më i vjetër që luajti në një ndeshje të Champions League me 40 vjet, 11 muaj dhe 26 ditë. Kontrata e tij skadon më 30 qershor me Porton.

Pepe synon të jetë në Evropian me Portugalinë. Pepe theu edhe një tjetër rekord në këtë Ligë të Kampionëve, me me golin e tij kundër Antwerp në fazën e grupeve u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e Champions League. 40 vjet e 254 ditë.
Pepe nuk dëshiron të tërhiqet duke luajtur në ligat e vogla ose duke kërkuar kontrata miliona dollarëshe. Ai dëshiron të konkurrojë në nivelin më të lartë dhe këtë e bën të qartë edhe në deklaratat e tij./Indeksonline/