75 Mall Live Search
08:33 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pepe thoshte se Chelsea është i vetmi klub anglez ku do të shkoja, dje iu bashkua Arsenalit

Nëse takoni një tifoz të Arsenalit gjatë ditëve në vijim, përgatituni për një monolog 20-minutësh në lidhje me Nicolas Pepe.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ishte statistikisht lojtari i tetë më i mirë në Evropë gjatë sezonit 2018-19, duke shënuar 22 gola dhe bagazhuar 11 asistime ndërsa Lille përfundoi e dyta në tabelë.

Dhe tani që ai do të rreshtohet së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, ekziston mundësia që ai të bëhet edhe më i mirë në veri të Londrës.

Chelsea, të cilët janë të ndaluar nga transferimi nuk ishte një nga skuadrat e lidhura me Pepe, por kanë një lidhje me ish-njeriun e Lille që nuk është hetuar aq sa duhet të jetë.

Kjo për shkak se Pepe në mënyrë sensacionale pretendoi në 2017 që një lëvizje në Stamford Bridge ishte një ëndërr e tij dhe se ai nuk mund ta shihte atë duke lëvizur në ndonjë ekip tjetër anglez.

Sipas The Sun, 24-vjeçari tha gjatë intervistës televizive: “Chelsea është një klub që do të ishte një ëndërr për mua. Është i vetmi klub në Angli që unë do të nënshkruaja.”/Indeksonline/