75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 22 Janar 2026 / G T

Pepe zbulon gjestin e madh të Cristiano Ronaldos: “Më ofroi një pjesë të pagës për të qëndruar te Reali”

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka ndarë një rrëfim prekës dhe të pazakontë për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon gjatë kohës së tyre te gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Pepe: “Ronaldo më ofroi një pjesë të pagës së tij që të qëndroja te Real Madridi.”

Por ky nuk ishte i vetmi moment që e bëri Ronaldon të veçantë në sytë e tij. Pepe kujtoi edhe një episod të vështirë pas një përplasjeje të fortë në fushë, ku përfundoi në spital, shkruan Indeksonline.

Pepe: “Mbaj mend që mora një goditje në kokë nga Iker Casillas dhe u desh të shkoja në spital. Kur u zgjova, nuk kisha asnjë ide se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pashë ishte se Cristiano Ronaldo kishte qëndruar gjithë natën aty, me gruan dhe fëmijët e mi”.

Ky rrëfim tregon jo vetëm respektin dhe miqësinë mes dy legjendave të Real Madridit, por edhe anën njerëzore të Cristiano Ronaldos, e cila shpesh mbetet jashtë dritave të mediave../Indeksonline/