21:16 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Për 1 prill mos mashtroni me test të rrejshëm të shtatzënisë

Një grua ka ndarë një rrëfim emocionues për vetën e saj për të treguar se pse shakat e 1 prillit janë larg të qenit qesharake.

Kayla Lee Welsh tregoi historinë e saj të gabuar tragjike, së bashku me fotografitë e testeve të shumta të shtatzënisë.

1 prilli po ofrohet dhe pothuajse secili përgatitë diçka. Ndoshta edhe shtatzëni të rreme, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Por,  një grua postoj një tregim në facebook për të treguar se shakat për shtatzëni nuk janë aq qesharake sa disa mendojnë që janë, veçanërisht për dikend që ka pësuar abort.

Ajo ka përjetuar dështimin e shtatzanisë, ndërsa ka thënë se gënjeshtrat për shtatzëni nuk janë aspak qesharake.

“Kjo nuk është aspak qesharake. Dikujt mund t’i rrënohet jeta para fytyrës, kur kupton se shtatzënësia është mashtrim, ndërsa e ka pritur gjithë jetën”, ka thënë Welsh.

“Është një dhimbje që askush nuk mund ta përshkruajë. Ju lutemi, mendoni dy herë para se të postoni atë shaka të budallenjve të prillit. Sepse ajo që është qesharake për një sekondë në sytë tuaj, e thyen zemrën e dikujt tjetër” ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Postimi i saj mori mbi 100,000 klikime dhe Kayla Lee ka ri-postuar historinë e saj përsëri këtë vit – këtë herë me më shumë detaje.
Kayla vazhdoi të shpjegojë se ajo tani është shtatzënë përsëri – por jeton në frikë çdo ditë./Indeksonline/