75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

“Për 10 vite presidentët e Kosovës falën rreth 300 të burgosur”

Faljen e të burgosurve nga ana e presidentëve për çdo fundvit e ka komentuar edhe Albert Krasniqi, njohës i çështjeve të Kuvendit dhe politikës.

Krasniqi përmes një statusi të bërë në Facebook ka treguar se për 10 vite presidentët e Kosovës kanë falur rreth 300 të burgosur, derisa ai ka shtuar se në këtë rast duhet të mendohet edhe për viktimat.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kur presidentët vendosin për falje duhet të mendojnë për viktimat. Falja e personave që kanë kryer vrasje do të duhej të bëhej vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe për arsye humane, nëse të njëjtit janë duke vuajtur nga sëmundje të pashërueshme apo janë në moshë të shtyrë. Në të kundërtën nuk mund të arsyetohet falja e askujt që ka privuar nga jeta të tjerët.