21:33 / E Hënë, 15 Prill 2024 / FR

Për 120 ditë pritet të përfundohet ndërtimi i Unazës Qendrore të kryeqytetit, Xhaferi jep detaje në lidhje me punimet që po zhvillohen

Kanë nisur sot zyrtarisht punimet e fazës së dytë për ndërtimin e Unazës Qendrore që lidh pjesë me lagjen “Arbëria.

Ky projekt kap vlerën e mbi 3 milionë eurove dhe pritet të përfundojë brenda 120-ditësh. Projekti do të lidhet me lagjen “Arbëria”, e që do të ndikojë shumë në shkarkim të komunikacionit në Prishtinë.

Krenar Xhaferi, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me punimet që po zhvillohen ne lagjen “Arbëria” , që do të lidhen me Unazën qendrore. Brenda javës nisim me pjesën e skajorëve. Në fillim të muajit një pjesë e madhe asfaltohet, besoj se brenda muajit tjetër komplet rruga merr formën e vet.

Ndryshe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Prishtinën, i cili gjithashtu do të lirojë trafikun në atë pjesë. “Sot po fillojmë të ndërlidhim pjesën e “Arbërisë” me unazën e madhe në kryeqytet e cila do t’i ndihmojë shumë trafikut.

Kjo do t’i mundësojë, që të ndërlidhin edhe në pjesë të ndryshme, tashmë më platforma edhe më këmbësorë që të bëjmë ndërlidhjen e “Arbërisë” me qendrën e kryeqytetit”, tha Rama. Rama këtë projekt e quajti madhor dhe me shumë interes për kryeqytetin, por gjithashtu u premtoi qytetarëve të Prishtinës se do ta mundësojë që ky projekt të përfundojë brenda afatit, të parashikuar. “Këto janë projektet, të cilat sot po i fillojnë. E kemi një plan dinamik 120-ditësh.

Shpresoj të veprojmë përbrenda këtij plani dinamik, për fat të keq me pjesën tjetër kemi pasur probleme, të cilat nuk na kanë lejuar me iu përmbajt planit dinamik. Mirëpo këtu nuk kemi asnjë arsye për vonesa dhe jam optimist që brenda 120-ditësh ta kemi këtë pjesë të përfunduar, e cila ka me qenë një ndihmesë shumë e madhe për kryeqytet dhe trafikun. Kjo është pjesë e projekteve tona për transformim të Prishtinës”, u shpreh Rama.

Për detaje më poshtë është videoja.