Gjatë 13 vjetëve, në Kosovë, lindën mbi 306 mijë fëmijë
Nga 1 janari 2011 deri më 4 prill 2024, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 306,419 lindje, me 160,136 meshkuj dhe 146,283 femra.
Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si pjesë e raportit për “Femrat e moshës 15 vjeç e më shumë që kanë lindur fëmijë në periudhën 1 janar 2011 – 4 prill 2024”, bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2024.
Për periudhën e përmendur, gjithsej 165,015 gra të moshave të ndryshme janë bërë nëna. Gjatë kësaj periudhe, 6 vajza 15 vjeçe, 6 vajza 16 vjeçe, 60 vajza 17 vjeçe dhe 102 vajza 18 vjeçe janë regjistruar si nënë për herë të parë.

