75 Mall Live Search
16:37 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Për 15 minuta shiten biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Gjatë ditës së sotme u hodhën në shitje biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë me Çekinë me 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Raportohet se interesimi ka qenë tepër i amdh për t’i blerë ato online dhe janë shitur menjëherë që të gjitha, çka do të thotë se “Dardanët” do të kenë përkrahjen maksimale në natën e 7 shtatori në Prishtinë.

Zv. sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti e ka konfirmuar shitjen e biletave.

“Po është e vertetë që janë shitur të gjitha biletat sepse ka pasur interesim shumë të madh, sikur në ndeshjet e kaluara” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që stadiumi “Fadil Vokrri” me kapacitet 12.500 ulse, mbushet përplot me tifozë, të cilët duan t’i shohin nga afër idhujt e tyre dhe të mbështesin Kosovën në rrugëtimin për Kampionatin Evropian 2020.

Pas tri ndeshjeve në Grupin A, Kosova renditet e treta me pesë pikë, një më pak se rivali i 7 shtatori, Çekia, që ka grumbulluar gjashtë pikë, aq sa Anglia në vendin e parë, por kjo e fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar.