09:10 / E Premte, 06 Dhjetor 2019

Mbahet lidhur 18 vjet me zinxhir në shtëpi, shteti e merr nën kujdes 35-vjeçarin nga Kaçaniku

Familja Dullovi nga fshati Vataj e Kaçanikut, është në hall të madh me djalin e tyre 35-vjeçar, Minir Dullovi.

Familja po e mban të lidhur me zinxhir në një dhomë Minirin, për shkak se ai është i sëmur mendërisht pas luftës në Kosovë ku pa disa masakra që kryen kriminelët serbë në atë pjesë të Kosovës.

Ai po mbahet lidhur në dhomën e tij prej 18 vjetësh, dera i hapet vetëm kur t’i jepet bukë dhe cigare.

Por, pa kaluar as 24 orë nga kronika e Klan Kosovës, 35- vjeçari Minir Dullova nga Kaçaniku, është dërguar në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime.

Familjarët u gëzuan shumë, derisa thanë se tani e tutje do të jenë më të lehtësuar.