129 pacientë morën trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, brenda 2 dite
Në Repartin e Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë, brenda 2 dite kanë marrë trajtim mjekësor 129 pacientë.
“Nga këta pacientë, 7 kanë pësuar aksidente në komunikacion, ndërsa ndaj 11 të tjerëve janë kryer intervenime kirurgjike”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Derisa bëhet me dije se 9 pacientë janë pranuar në reparte të ndryshme të spitalit për trajtim të mëtejshëm./Indeksonline/