75 Mall Live Search
15:46 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Për 2 muaj u arrestuan 223 persona vetëm në rajonin e Prishtinës

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës, arriti të arrestoj personin e kërkuar, M.M, 20 vjecar, thuhet në komunikatën  e lëshuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Më tutje Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

Tutje policia ka njoftuar se nga janari e deri më tani janë arrestuar 223 persona të kërkuar.

“Së këndejmi që nga 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve,  policia e rajoni të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.