Për 20 minuta shënohen katër gola në dy ndeshje të Superligës

Janë duke u zhvilluar dy ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ashtu siç është pritur e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Vushtrrisë, duke thelluar epërsinë në 2:0.
Dy golat për skuadrën e Ismet Munishit i shënuan Mirlind Daku dhe Blend Baftiu.
Dy gola janë shënuar edhe në Gjilan, atje ku Llapi dhe Gjilani po luajnë baraz me rezultat 1 me 1.
Valmir Veliu kaloi në epërsi llapjanet ndërsa rezultatin e barazoi Keita Razak./IndeksOnline/