08:14 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Për 24 orë, 227 qytetarë kërkuan ndihmë shëndetësore në Spitalin e Pejës

227 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dje më 17 qershor 2020. Nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

117 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,362 analiza.
14 operacione ka qenë në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 2 lindje, dhe të dyja me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore./Indeksonline