22:52 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

Për 24 orë, bie vlera e Bitcoin

Kriptovaluta me çmimin më të lartë në treg, Bitcoin, është duke pësuar rënie të madhe.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, vlera e Bitcoin ka pësuar rënie në më shumë se 10 për qind, apo nga 38 mijë euro sa ishte gjatë ditës së djeshme, momentalisht vlera e tij është 33 mijë euro.

Si faktor i rënies së çmimit të Bitcoin parashihet të jetë situata e krijuar së fundmi në Kazakistan.

Pas protestave atje, shteti e ndërpreu rrymën në të gjithë vendin, teksa Kazakistani njihet si prodhuesi i dytë më i madh në botë i Bitcoin, pas Amerikës.