75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / MSH

Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Katër prej tyre sipas policisë kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës. Ndërkaq dy të tjera janë raportuar në Ferizaj dhe Istog.

Raporti i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Graqanicë 19.12.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje kundër viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë 19.12.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Podujevë 19.12.2023 – 21:00. Dy viktimat femra kosovare (nëna dhe vajza) kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, përkatësisht babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Podujevë 19.12.2023 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga njerka e saj e dyshuara femër kosovare, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore.

Istog 18.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor dhe më pas është dërguar në shtëpi, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 19.12.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme shëndetësore-psikike) nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, të cilët ndjehen edhe të frikësuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari (i cili më herët ka qenë edhe në tretman mjekësor-psikiatrik) është dërguar në mbajtje.