Për 24 orë lindën 26 foshnje
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universtare, brenda 24 orëve, kanë lindur 26 foshnje.
Prej tyre, 15 janë meshkuj dhe 11 femra.
9 lindje janë kryer me operacion, ndërsa 6 gra janë bërë nënë për herë të parë.