09:17 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Për 24 orë, lindi vetëm një foshnje në Pejë!

279 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërsa analiza kanë kryer 269 pacientë që në total kanë kryer 3,825 analiza, përcjellë Indeksonline.

7 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.

Sakaq ka qenë vetëm një lindje dhe foshnja i sapolindur është i gjinisë mashkullore./Indeksonline/