11:10 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

43 aksidente trafiku gjatë 24-orëve, në Kosovë

Gjatë 24- orëve kanë ndodhur 43 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 7 prej tyre kanë qenë me të lënduar.

Gjatë ksaj kohe gjithashtu Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 26 persona 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajte me urdhrin e prokurorit, ndërsa pesë të tjerë në vuajtje dënimi.

Policia e Kosovës raporton se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1.601 gjoba për shkelje në trafik./Indeksonline/