75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / MSH

Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1300 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1320 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 19 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 60 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 4 të tjerë janë dërguar në mbajtje.