12:31 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

13 persona të ndaluar gjatë 24-orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit ka ndaluar 13 persona si edhe ka bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, e të cilët sic bëhet e ditur dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa vetëm Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

E Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë 24- orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24- orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga ana tjetër Prokuroria Themelore e Gjakovës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.