6 persona të ndaluar brenda 24-orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si edhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kane kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit VW-GOLF dhe çelësin e automjetit për shkak të dyshimit se është përdorur apo përfituar përmes veprës penale.
Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë 24- orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Bëhet e ditur se Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24- orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit VW-GOLF dhe çelësin e automjetit për shkak të dyshimit se është përdorur apo përfituar përmes veprës penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48- orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar.