Për 24 orë, u arrestuan 37 persona

Gjatë 24-orëve të fundit, kanë ndodhur 29 aksidente trafiku, ku 10 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 19 prej tyre përfunduan me dëme materiale.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, në raportin e PK-së, thuhet se janë arrestuar 37 arrestime, ku prej tyre 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person në vuajtje dënimi, shkruan Indeksonline.
Po ashtu, dje janë shqiptar 1.474 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit, ndërsa në bazë të Ligjit për COVIDIN-19, policia ka shqiptuar 609 gjoba./Indeksonline/