Për 24 orë u dhanë mbi 18 mijë doza të vaksinës kundër Covidit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.
Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.