Për 24 orë u shënuan 142 raste pozitive, ndërsa u shëruan 101 të tjerë

Drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 485 mostra nga të cilat kanë rezultuar pozitive 142 raste, ndërsa janë shëruar 101 persona.
Këto të dhëna u bënë publike nga komuna e Gjilanit, ku ka shkuar për vizitë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj
Zemaj ka thënë se janë në këtë komunë për të parë nga afër menaxhimin dhe për t’i përgëzuar punonjësit shëndetësor dhe shtabin për menaxhimin e Covid-19.