75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Për 24 orë u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 194 gjoba trafiku, për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion. Tutje policia njofton se 12 aksidente janë shënuar me të lënduar, ndërsa 17 aksidente janë shënuar me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa PK bën të ditur po ashtu se ka arrestuar 29 persona, e në mbajtje ka dërguar 13 të tjerë. /IndeksOnline/