Për 24 orë vdesin 8 persona nga Covid-19

IKShPK-ja sapo ka publikuar rastet e 24 orëve të fundit të personave të prekur nga Covid-19, duke bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 136 raste të reja, ndërsa janë shëruar 131 të tjerë, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë këtij virusi nuk kanë mundur t’i mbijetojnë 8 persona duke e dërguar në gjithsej numrin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 488 raste.