Për 28 Nëntor, flamuri kombëtar valon edhe në veri (Video)
Më 28 Nëntor, flamuri kombëtar kuq e zi ka valuar kudo që ka shqiptar.
Pos në Medvegj, Bujanoc, flamuri kuq e zi sot valoi lirshëm edhe në veri të Kosovës, shkruan Indeksonline.
I ashtuquajturi grupi “Kanuni” në Mitrovicë sot ka përshkuar rrugët e veriut me flamurin e varur në veturë.
Në videon e dërguar nga ky grup në redaksinë e Indeksonline, shihet se vetura me flamur sillet rreth përmendores së Car Llazarit.
Shikojeni videon në fjalë. /Indeksonline/