Për 28 nëntor, Ramë Lahaj sjell versionin e ripërpunuar të këngës “Për ty Atdhe”

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj edhe një herë ka treguar dashurinë e madhe që e ka për atdheun.
Artisti i madh për festën e 28 nëntorit ka sjellur projektin më të ri kushtuar pikërisht Shqipërisë.
Tenori solli ripërpunimin e këngës “Për ty Atdhe” të mjeshtrit të madh, Pjetër Gaci.
“E ndjeva për detyrë, si Ambasador i Kulturës, në botë, që ta sjell ripërpunimin e kryeveprës “Për ty Atdhe” të mjeshtrit të madh, Pjetër Gaci të shoqëruar me një video qe tregon shqiptarin e mirë. Atë që pas çdo suksesi rrugën e parë që merr është ajo për në Atdhe.
Desha ta kthej vëmendjen tonë faktin që shpeshherë harrojmë se ky vend është më i bukuri e më i bekuari në botë, me bukuritë natyrore që ka, me kulturë e traditë unike” , ka shkruar ndër tjera Ramë Lahaj në një postim në rrjetet soeciale ku njoftoj për publikimin e këngës./Indeksonline/