75 Mall Live Search
23:22 / E Diele, 02 Maj 2021 / AR

“Për 3 deri 5 euro llampa sinjalizuese rrezikohet komunikacioni”

Mos sinjalizimi është ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve në trafik, të cilat shpeshherë përfundojnë me fatalitet.

Sonte në magjistralen Zhur-Prizren, i rrezikuar nga ky veprim u ndje një qytetar i cili shqetësimin e adresoi te Indeksonline.

Ai tregoi që para vetes kishte një kamionetë e cila nuk kishte fare drita të sinjalizimit.

Për 3 deri 5 euro llampa sinjalizuese rrezikohet komunikacioni si kamioneta në foto“, u shpreh qytetari./Indeksonline/