Brenda 3 ditëve, 235 raste në emergjencë, në Spitalin e Mitrovicës

Gjatë 3 ditëve të fundit, në emergjencë të Spitalit të Mitrovicës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 235 pacientë.
“Nga këta pacientë 26 prej tyre kanë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 7 janë pranuar në reparte të ndryshme për trajtim të mëtejshëm
32 pacientë, kanë pësuar aksident në trafik”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni./Indeksonline