75 Mall Live Search
16:47 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Për 360 euro dy zyrtarë policorë dalin para prokurorisë

Nebojsha Vukojeviq dhe Srecko Janicijeviq që të dy zyrtarë policorë, nga Zveçani përkatësisht Leposaviqi akuzohen se u bënë pjesë e konfliktit mes disa qytetarëve për borxh.

Akuza shpreh se dy të akuzuarit i kishin marrë të dëmtuarit Jugoslav Andric 360 euro, që kishin shkuar në duart e Veljkoviqit.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk pranoi fajësinë.

Ngjarja zë fill nga viti 2016, kur Andric kishte shkuar në fshatin Drenov për të blerë dru nga Vladani, e po atu kishte shkuar edhe Dejan Veljkoviq.

Veljkoviq po kërkonte nga Andric para në shumën prej 400 euro për drutë të cilat ia kishte shitur rreth një vit më pare.

Ndërsa Andriq ishte përgjigjur se drunjtë atëherë ishin konfiskuar nga policia pasi që nuk kanë qenë të vulosura.

Prokuroria thekson se i dëmtuari Andriq nën presionin e policëve kishte nxjerrë nga xhepi paratë në shumë prej 360 euro dhe në prezencë të tyre ia jep paratë dëshmitarit Dejan, ndërsa ky i fundit iu thotë policisë “lironi tani jugosllavin”.

Më këtë prokuroria i ngarkon  policët me veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.